Venko Filipçe ishte menaxheri dhe ministri më i keq i Shëndetësisë në historinë e Maqedonisë. Dy aktakuzat për rastin Onkologjia janë edhe një dëshmi për këtë, thonë nga VMRO-DPMNE.
LSDM, me Filipçen si ish-ministër i Shëndetësisë, shkaktoi humbje të mëdha financiare, por edhe dëmtoi drejtpërdrejt pacientët me sëmundje onkologjike të cilët mbeteshin pa terapi.
Politikat destruktive të Filipçes dhe LSDM-së e shkatërruan shëndetësinë e Maqedonisë. Në kohën e LSDM-së dhe Filipçes kishte skandale të shumta në shëndetësi, si skandali historik në Onkologji.
Mandati i Filipçes u karakterizua edhe nga mungesa e një regjistri për ndjekjen e terapisë onkologjike.
Filipçe është i zhytur deri në fyt në skandalin me Onkologjinë. Filipçe dhe Zaev premtuan “shëndetësi evropiane”, por e shndërruan atë në “shëndetësi Mengeliane” dhe një kolaps të plotë të sistemit shëndetësor për arsye përfitimi.
Filipçe dhe LSDM duhet të dinë se qytetarët nuk do të lejojnë më të jenë viktima të lojërave të pista që për vite e kanë shkatërruar sistemin shëndetësor. Nuk ka familje në shtet që nuk është prekur drejtpërdrejt ose tërthorazi nga Onkologjia dhe nga puna e këtij institucioni shëndetësor.
Në kohën kur Filipçe ishte ministër i Shëndetësisë, shëndeti i qytetarëve ishte peng i mafies së biznesit të afërt me LSDM-në. Pasojat nga Filipçe dhe LSDM në shëndetësi janë katastrofale dhe të dëmshme.
Kolapsi i shëndetësisë maqedonase në kohën e Filipçes dhe LSDM-së çoi në agoni të pacientëve – pacientë pa terapi dhe pa barna, sistem joefikas për caktimin e termineve dhe ekzod të mjekëve.
Filipçe lejoi që sistemi shëndetësor të shpërbëhej. LSDM është sinonim për korrupsion, krim dhe tradhti, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së