10.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

Mbi 3.4 milionë euro investime për Komunën e Zhelinës nga buxheti shtetëror

Komuna e Zhelinës do të përfitojë më shumë se 3.4 milionë euro nga buxheti shtetëror për realizimin e projekteve zhvillimore dhe infrastrukturore. Këtë e bëri të ditur një përfaqësues i Qeverisë, duke theksuar se në thirrjen e dytë janë ndarë mbi 2.5 milionë euro, ndërsa në thirrjen e parë mbi 800 mijë euro, që së bashku përbëjnë një shumë të konsiderueshme investimesh publike në këtë komunë.

“Unë vetëm mund të uroj edhe më shumë projekte të tilla, sepse këto janë nevojat reale të qytetarëve dhe të ekonomisë maqedonase,” theksoi ai, duke shtuar se investimet janë të shpërndara në mënyrë të barabartë në të gjithë territorin e vendit.

Ai gjithashtu potencoi se Qeveria ka për detyrë të sigurojë kushte të drejta dhe të barabarta për zhvillim, pa dallim etnie. “Pavarësisht nëse jetojnë maqedonas, shqiptarë, turq, romë, vllehë, serbë apo boshnjakë – zhvillimi do të jetë i barabartë për të gjithë,” shtoi ai.

Qeveria premton se nuk do të ketë ndarje dhe se investimet do të shpërndahen në mënyrë të drejtë, në të gjitha komunat e vendit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit