16.8 C
Skopje
Saturday, November 1, 2025

Familja alarmon policinë: Humbet vajza e mitur në orët e para të mëngjesit

Sot rreth orës 03:30, në Stacionin Policor të Gazi Babës është paraqitur një rast shqetësues i zhdukjes së një të miture. Denoncimi është bërë nga S.A. (44) nga Shkupi, i cili ka raportuar se vajza e tij 14-vjeçare, O.A., është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Siç njofton Flaka, policia ka nisur menjëherë procedurat për lokalizimin dhe kthimin e vajzës në familje. Aktualisht janë duke u ndërmarrë masa intensive për gjetjen e saj.

Organet kompetente u bëjnë thirrje qytetarëve që nëse kanë ndonjë informacion në lidhje me vendndodhjen e të miturës, të lajmërojnë menjëherë policinë.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit