Hyni Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj Emri i përdoruesit tuaj fjalëkalimi juaj Forgot your password? Get help Shërim fjalëkalimin Rikupero fjalëkalimin emaili juaj Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email BallinaKryesore Rasti “Frosina”, Vasil Jovanov pranon fajin /Prindërit e viktimës kërkojnë drejtësi May 9, 2025 0 233 FacebookXPinterestWhatsApp 20 vjeçari Vasil Jovanov sot në Gjykatën Penale në Shkup pranoi fajin për aksidentin fatal në të cilin humbi jetën 22 vjeçarja Frosina Kullakova. Jovanov më 29 janar të këtij viti në bulevardin “Aradhet Partizane” e përplasi për vdekje Kullakovën. Gjykimi filloi me fjalën hyrëse të prokurorit Aleksandar Markovski, i cili deklaroi se deri më tani janë marrë në pyetje tetë dëshmitarë, shumica prej tyre dëshmitarë okularë. Para gjykatës foli shkurt nëna e Frosinës. Ajo kërkoi dënim maksimal për Jovanovin, për hir të drejtësisë, jo për hakmarrje. Babai i Frosinës theksoi se në këtë shtet drejtësia e ka humbur vlerën dhe shtoi se kjo nuk është vetëm një luftë për Frosinën, por për t’u siguruar që asnjë fëmijë më të mos përfundojë nën rrotat e ndonjë njeriu të pamëshirshëm që më pas përpiqet të ikë nga përgjegjësia. Jovanov gjykohet për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në komunikacion”, për të cilën është paraparë dënim maksimal prej 20 vitesh burg. /Alsat.mk Artikulli paraprakVLEN: Urime 9 Maji – Dita e EvropësArtikulli tjetërEdhe në seancën e 13 VV dështon ta ndryshojë mënyrën e votimit, deputetët mblidhen pasnesër Lajme të ngjajshme Kryesore Burgu nuk ia ndali ëndrrën për arsimim, i dënuari në Ohër përfundon shkollën e mesme Kulturë Më 1 nëntor lindi Zahir Pajaziti, një nga figurat e para të UÇK-së Kryesore Kënga që ruajti historinë e Dibrës: Çfarë ndodhi në të vërtetë me Hajredin Pashën? Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Lajmet e fundit Kryesore Burgu nuk ia ndali ëndrrën për arsimim, i dënuari në Ohër përfundon shkollën e mesme Kulturë Më 1 nëntor lindi Zahir Pajaziti, një nga figurat e para të UÇK-së Kryesore Kënga që ruajti historinë e Dibrës: Çfarë ndodhi në të vërtetë me Hajredin Pashën? Kryesore Zgjedhjet në Bërvenicë/ Hapen të gjithë vendvotimet! Lajme Nga sot, pajisjet dimërore janë të detyrueshme në Bosnjë dhe Hercegovinë – rregulli vlen edhe kur nuk ka borë Më shumë