15.8 C
Skopje
Saturday, November 8, 2025

Osmani: Sulmi ndaj ambasadorit shqiptar i motivuar nga partitë shqiptare në Qeveri

Ambasadori i Shqipërisë nuk është individ – ai është fytyra zyrtare e shtetit, dhe i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona. Dhe ky sulm nuk vjen nga askush tjetër, por motivohet nga disa parti shqiptare në qeveri – të njëjtat që para pak kohe e pritën me nderime shtetërore dhe tapet të kuq Dodikun në Shkup. Kështu shkruan në Facebook ish-ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, ndërsa komenton sulmet nga disa portale të afërta me VLEN-in ndaj ambasadorit të Shqipërisë, Denion Meidani vetlm sepse kishte pëlqyer një status të Arben Taravarit në rrjetet sociale.

Postimi i plotë i Bujar Osmanit:

Një sulm i paprecedentë dhe i papranueshëm ndaj përfaqësuesit të shtetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ambasadori i Shqipërisë nuk është individ – ai është fytyra zyrtare e shtetit, dhe i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona.
Dhe ky sulm nuk vjen nga askush tjetër, por motivohet nga disa parti shqiptare në qeveri – të njëjtat që para pak kohe e pritën me nderime shtetërore dhe tapet të kuq Dodikun në Shkup.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit