11.8 C
Skopje
Wednesday, November 5, 2025

Qeveria ndanë grante për projektet e të rinjëve deri në 300 mijë denarë

Qeveria sot në mbledhjen e 77-të e mori vendim të përkrah me mjete financare projektet e të rinjëve përmes Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.

Vlera e projektve nuk duhet të kalojë shumën prej 300, 000 denarëve.

“Projektet dhe aplikacionet duhet të jenë të orientuara drejt këtyre synimeve prioritare: forcimi i ndikimit të të rinjve në të gjitha proceset e vendimmarrjes në nivel lokal dhe kombëtar mbi bazën e një kornize ligjore të përshtatshme; njohja e punës rinore si një mjet kyç për ndihmën në zhvillimin pozitiv personal dhe social të të rinjve; ofrimi i njohurive dhe aftësive për arsimimin mediatik dhe digjital, që identifikojnë dezinformatat dhe artikulojnë interesat dhe qëndrimet e tyre si qytetarë aktivë në shoqëri me një vetëdije kritike të zhvilluar; rritja e vetëdijes dhe zbatimi i masave për reduktimin e dhunës ndërmjet të rinjve, dhunës së bazuar në gjini, sigurinë kibernetike dhe higjienën digjitale brenda institucioneve arsimore; krijimi i zgjidhjeve inovative për uljen e papunësisë së të rinjve dhe promovimin e masave për vetëpunësim dhe sipërmarrësi”, bëhet e ditur në kumtesën e Qeverisë.

Nga Qeveria theksojnë se me qëllim që të ruhet transparenca, do të publikohet një thirrje publike, gjatë së cilës përfaqësuesit nga ministria dhe Sekretariati i Përgjithshëm do të shqyrtojnë aplikacionet dhe projektet, ndërsa shpërndarja e mjeteve do të bëhet sipas rregullores për shpërndarje.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit