Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi i është përgjigjur akuzave të zëvendëskryeministrit Arben Fetai se, është BDI ajo që ka votuar më 10 qershor 2024, Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës dhe se në këtë Ligj, ishte paraparë shkrirja e Inspektoratit për gjuhët nga organ juridik në organ të Ministrisë së Drejtësisë.
“Nëse nuk e dijnë, asnjë ligj i përgjithshëm nuk mund të derogojë një ligj special. Po të ishte kështu si thonë, se gjoja me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore qenka paraparë kjo gjë, pse sot shumica është e detyruar të ndryshojnë Ligjin për inspektoriatin e gjuhës?”, pyet Ademi.
Reagimi i plotë i Arbër Ademit:
As në kohët më të zymta të komunizmit, nuk ka pasur një klikë politike që të justifikojë me kaq përkushtim politikat antishqiptare. Kjo është më shumë se papërgjegjësi.
Nëse nuk e dijnë, asnjë ligj i përgjithshëm nuk mund të derogojë një ligj special.
Po të ishte kështu si thonë, se gjoja me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore qenka paraparë kjo gjë, pse sot shumica është e detyruar të ndryshojnë Ligjin për inspektoriatin e gjuhës?
Përgjigja është e thjeshtë: Inspektoriati sot, në momentin që po flasim, ka status të personit juridik. Nuk ia arritën deri më sot!
Miq, shihni nenin 6, me Ligjin për Inspektoriatin shfuqizojnë edhe një pjesë të Ligjit për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.
Pse? Pse? Pse?
Për një kolltuk? Mosni vllezër!





