9.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

Kaltrina Beqiri në “Pytjet Blic”: “Stomatologjia është dashuria ime e parë – politika është mjeti për të kontribuar!

Deputetja dhe stomatologia Kaltrina Beqiri ka treguar një anë më personale në një intervistë të fundit për rubrikën “Pytjet Blic”, ku foli hapur për pasionet, sfidat dhe motivimin që e shtyu të angazhohet në politikë.

Beqiri, e cila njëkohësisht theksoi se profesioni i stomatologjisë është diçka që nuk do ta braktiste kurrë. “Stomatologjia është dashuria ime e parë. Edhe pse jam aktive në jetën politike, nuk mund të mendoj një jetë pa këtë profesion që më ka formuar si njeri,” tha ajo.

Ajo shpjegoi se hyrja në politikë nuk ka qenë një qëllim në vetvete, por një rrugë për të kontribuar në të mirën e përbashkët. “Qëllimi im ka qenë gjithmonë që, përmes politikës, të jap kontribut për një shoqëri më të drejtë, me më shumë mundësi për të gjithë, veçanërisht për të rinjtë dhe gratë,” theksoi Beqiri.

Në emisionin Expansion, ajo foli edhe për sfidat me të cilat është përballur si grua në politikë dhe në profesionin e saj, duke nënvizuar se çdo pengesë e ka motivuar edhe më shumë për të vazhduar përpara.

Kaltrina Beqiri është shembulli i një gruaje që nuk zgjedh mes profesionit dhe angazhimit publik – ajo i bashkon të dyja me përkushtim dhe integritet./ORa24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit