11.8 C
Skopje
Sunday, November 2, 2025

“ASNJË VIZË, ASNJË SINJALIZIM” – GANIU FAJËSON QYTETIN E SHKUPIT PËR KAOSIN DHE AKSIDENTET NË ÇAIR

Assesi të gjendet zgjidhje për Bulevardin “Cvetan Dimov” i njohur edhe si rruga e “Jahja Pashës” në Çair. Përveç kaosit në trafik, aty po ndodhin edhe aksidente të shpeshta, madje disa prej tyre me përfundim fatal. Në 10 ditët e fundit pati dy aksidente me çka dy persona humbën jetën.

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu e hedh fajin te Qyteti i Shkupit.

“Jeni edhe dëshmitarë që ngjarjet që po ndodhin janë në rrugët të cilët menaxhohen nga Qyteti i Shkupit dhe jemi dëshmitarë se pothuajse 3 vite e gjysmë menaxhim me Qytetin e Shkupit, Qyteti i Shkupit nuk e pa të arsyeshme që as asnjë vizë, asnjë sinjalizim të investojë në komunën e Çairit”, tha Ganiu.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit në reagimin e saj tha se në fillim të mandatit, Qyteti ka prezantuar një projekt për Bulevardin “Cvetan Dimov”, i cili sipas saj, u kundërshtua nga kryetari i Çairit, për arsye personale.

“Në fillim të mandatit të tij, Qyteti i Shkupit prezantoi një zgjidhje projekti për të cilën u zhvilluan dy zgjidhje dhe simulime trafiku. Fatkeqësisht, ata nuk ishin në favor të ideve megalomane të Visar Ganiut, i cili, për teke personale, i la banorët e Çairit dhe kështu gjysmën e Shkupit pa këtë bulevard të rëndësishëm. Edhe pse e di, duke marrë parasysh infrastrukturën nëntokësore dhe afërsinë e objekteve afariste si dhe shtëpitë dhe ndërtesat e banorëve të asaj zone, se është e pamundur të ndërtohet një rrugë nëntokësore, ai prezantoi publikisht një zgjidhje të tillë trafiku që e njoftoi me pompozitet disa muaj më parë dhe premtoi me mentorin e tij se do ta realizonin Bulevardin Cvetan Dimov”, tha Arsovska.

Më herët Ganiu thoshte se skanë pasur projekt për zgjërimin e rrugës dhe se ishte në fazën e zgjedhjes së operatorit për eksproprimin e objekteve, por sipas tij, u ndërpre nga Arsovska dhe Qyteti i Shkupit.

Ai madje i ka bërë thirrje Qytetit të Shkupit që t’i dorëzojë përkohësisht kompetencat për realizimin e projektit, duke u zotuar se Komuna e Çairit do ta financojë vetë ndërtimin dhe më pas do t’ia kthejë kompetencat Qytetit të Shkupit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit