9.8 C
Skopje
Thursday, September 18, 2025

Rama apo Berisha? Apo pritni ndonjë befasi?

Rama apo Berisha? Apo pritni ndonjë befasi?
Natyrisht që nuk i kemi harruar as zgjedhjet në Shqipëri – ku do të votohet me 11 maj dhe ku shqiparët do të votojnë për një qeveri të re apo për vazhdimin e pushtetit të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste.
Shikuar nga sondazhet, edhe kësaj radhe kundërshtari kryesor i PS dhe Ramës do të jenë Partia Demokratike dhe Sali Berisha, i cili për fushatë ka angazhuar madje edhe ekspertë shumë të njohur në SHBA.
Në një sondazh të kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel thuhet se po të mbaheshin këtë të dielë Partia Socialiste do të fitonte 49.2% të votave.
Ndërsa Partia Demokratike (PD) sipas këtij sondazhi do të fitonte këtë të dielë 35.7% të mbështetjes. Më pas vijnë Shqipëria Bëhet me 6.8% dhe të tjerët që do të fitonin shumë më pak vota. Interesatne është që sipas këtij sondazhi shumë pak ka të pavendosur me 3.4%. E interesante është po ashtu që në këto zgjedhje në Shqipëri nuk ka gati kurfarë përzierje nga Kosova, të paktën deri tani!
Keni vendosur edhe ju se kujt do t’ia jepni votën dhe çfarë pritni nga zgjedhjet në Shqipëri?

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit