Qindra njerëz me fëmijë dhe familje kanë kapur çantat e tyre, dhe po qëndrojnë në tokë jashtë terminalit kufitar në Rafah – por askush nuk i ka telefonuar ende.
BBC raporton se pos këtyre shumë njerëz janë duke kaluar në kufirin që tashmë është hapur sot nga Gaza për në Egjipt.
Deri tani nuk kanë parë asnjë ambulancë apo njerëz të plagosur që kalojnë në Egjipt, por ata mund të kenë marrëveshje të ndryshme për njerëzit që do të transportohen për trajtim mjekësor.
Ne kuptojmë nga autoritetet lokale se rreth 88 persona të lënduar do të lejohen në anën egjiptiane. BBC beson se Egjipti po ndërton një spital fushor rreth 10 km nga kufirit.