Kombëtarja e Kroacisë ka nisur me fitore sezonin e ri në Ligën e Kombeve, pasi në transfertë mposhti Çekinë me rezultat 2:1.
Luka Modriç edhe një herë dëshmoi se mosha është vetëm një numër. Kapiteni 41-vjeçar realizoi golin e parë për Kroacinë në minutën e 47-të, duke shënuar kështu golin e tij të 30-të me fanellën e kombëtares.
Çekia reagoi shpejt dhe vetëm shtatë minuta më vonë Adam Karabec barazoi rezultatin në 1:1.
Megjithatë, Kroacia riktheu epërsinë në minutën e 77-të. Marko Pašalić shfrytëzoi asistimin e Ivan Perishiçit dhe me një goditje të saktë me kokë shënoi për 2:1.
Çekët arritën të shënonin edhe një gol tjetër pak më vonë, por ai u anulua me të drejtë për pozicion jashtë loje.
Fitorja në Pragë shënoi edhe rikthimin e suksesshëm të Slaven Biliçit në stolin e kombëtares kroate. Sfida e radhës për Kroacinë do të jetë përballja në transfertë me kampionen aktuale të botës, Spanjën.






