Në datën 20.06.2026, në ora 10:30, në SPB Shkup është raportuar se në fshatin Pobozhje, komuna e Çuçer Sandevë, P. Gj. (32) nga i njëjti fshat, pas marrëdhënieve të mëparshme të prishura mes tyre, e ka sulmuar me një mjet të fortë L. T. (68), gjithashtu nga fshati Pobozhje.
Nga policia informojnë se, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet kallëzimi përkatës.





