10.8 C
Skopje
Friday, November 7, 2025

20 më të kërkuarat në vendet e BE: Ja cilat janë “punët e së ardhmes” në Evropë

Tregu i punës në Evropë po ndryshon me shpejtësi për shkak të teknologjisë dhe mungesës së fuqisë punëtore. Një analizë nga Euronews Business mbi të dhënat e platformës Indeed për Britaninë, Gjermaninë, Francën dhe Holandën (mars–maj 2025), tregon se cilat janë profesionet më të kërkuara sot në BE.

Top sektorët me kërkesë të lartë:

Menaxhim – Në top 5 në të gjitha vendet.

Shitje – Rreth 10% e vendeve të lira në Gjermani dhe Francë.

Instalim & Mirëmbajtje – 14.5% në Gjermani; kërkesa e lartë në të gjitha tregjet.

Shërbime ushqimore – Lider në Britani (10.4%) dhe Francë (7.8%).

Administratë – E përfaqësuar fort në të gjitha vendet.

Zhvillimi i softuerit – Mesatarisht 3.9% në të gjithë tregun, më së shumti në Gjermani (5%).

Profesione të tjera me rritje:

Pastrimi dhe shërbime sanitare

Shitje me pakicë

Arsim dhe edukim

Kujdes personal dhe shëndetësor

Ndërtimtari, prodhim, kontabilitet (rreth 3% secili)

Veçoritë sipas vendit:

Britani e Madhe: Kujdes personal (6.3%), Arsim (5.3%)

Gjermani: IT dhe mbështetje teknike (4.3%)

Francë: Pastrim (5.4%), Shërbime mjekësore (4.2%)

Holandë: Mjekësi (8.3%), Kujdes për fëmijët (1.9%)

Profesionet e së ardhmes:

Edhe pse aktualisht janë një pjesë e vogël e tregut, kërkesa për profesionet e reja po rritet shpejt:

Specialist AI dhe etikë

Inxhinier gjenetik në AI

Analist i të dhënave klimatike

Ekspert për qëndrueshmëri dhe teknologji të gjelbra

Ekspertët theksojnë se këto profesione do të jenë ndër më të paguarat në vitet që vijnë. (INA)

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit