109 vende të reja pune për Spitalin e Tetovës, Kasami paralajmëron edhe rikonstruksionin

Advertisement

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se janë siguruar 109 vende të reja pune për Spitalin e Tetovës.

Kasami ka deklaruar se punësimet e reja synojnë forcimin e kapaciteteve të spitalit dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Tetovës dhe rajonit të Pollogut.

“109 vendime pune për Spitalin e Tetovës! Forcojmë kapacitetet e spitalit dhe përmirësojmë shërbimet shëndetësore për qytetarët e Tetovës dhe Pollogut”, ka shkruar Kasami.

Ai ka përgëzuar profesionistët shëndetësorë që kanë marrë vendimet e punës, duke u uruar sukses në detyrat e tyre të reja.

Kasami ka njoftuar gjithashtu se së shpejti pritet të nisë edhe rikonstruksioni i plotë i Spitalit të Tetovës. Sipas tij, investimi në shëndetësi dhe në kuadro është investim për të ardhmen e qytetit dhe rajonit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit