Me tregime për kafshët, happening muzikor dhe argëtim për më të vegjlit filloi shënimi i njëqindvjetorit të themelimit të Kopshtit Zoologjik në Shkup, i cili është më i vjetri në Ballkan. Në këto njëqind vjet, ky kopsht ka pasur ngritje dhe rënie, ndërsa sot në të jetojnë 500 kafshë nga njëqind lloje. Ndër më tërheqëset janë elefanti, hipopotami Buco, luanët e detit, lemurët, tapirët, pinguinët, ariu autokton dhe shumë të tjera.
“Praktikisht të rregullojmë hapësirën e cila për shumë vite ishte e braktisur. Zotëria Mario, sot është mysafir në Kopshtin Zoologjik, i cili është përfaqësues i EAZA-s, asociacionit nga i cili fatkeqësisht para disa vitesh na përjashtuan, dhe do të bëjmë çmos — dua ta theksoj këtë publikisht — për të përmirësuar përshtypjet atje, por edhe për të treguar se i ndryshojmë gjërat, që të kthehemi sërish në EAZA, me çka do të hapej edhe mundësia për të siguruar lloje të reja kafshësh”, tha kryetar i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.
“Do të fillojmë me rinovimin e strehëve të vjetra dhe do të bëjmë të reja, strehë habitati evropian, sipas standardeve të EAZA-s dhe do të sjellim, shpresoj, shumë kafshë të reja që Kopshti deri tani nuk i ka pasur”, potencoi Katerina Kostova – drejtoreshë e Kopshtit Zoologik.



