“Po, absolutisht, dua të rikujtoj se që kur jemi në Qeveri, vetëm gjatë vitit të kaluar kur u zgjodhëm si Qeveri më 24 qershor e deri në fund të vitit 2024, janë transferuar më shumë se 70 milionë euro për bujqit. Me këtë janë shlyer borxhet nga e kaluara dhe tani kemi pagesa aktuale, gjë që është e mirë. Ndërsa për vitin e ardhshëm janë parashikuar më shumë se 7.2 miliardë denarë, diçka mbi 120 milionë euro, për pagesa të drejtpërdrejta për bujqit, nga Buxheti qendror. Bujqit janë prioriteti ynë. E dini që vitin e kaluar kemi pasur rezultate të mira si me kultivuesit e rrushit ashtu edhe atyre të mollëve.
Ju kujtohet se në fund të vitit, me atë çmim të lartë rekord tek kultivuesit e duhanit, mbështetje morën edhe ata që prodhojnë perime të hershme dhe atyre të kumbullave. Më pas u sigurua treg edhe për prodhuesit e orizit, grurin, elbin, etj. Bujqit ndihmohen në mënyrë të vazhdueshme, dhe kështu do të vazhdojmë edhe këtë vit,” informoi Kryeministri Mickoski.





