Sali: Integrimi evropian kërkon reforma konkrete dhe pjesëmarrje qytetare

Në ceremoninë e ndarjes së granteve në kuadër të thirrjes “Forcimi i angazhimit publik dhe komunikimit në rrugën drejt anëtarësimit në BE”, zv/kryeministri i Parë, Sali, theksoi rëndësinë e integrimit evropian si prioritet strategjik të vendit.

Ai shpjegoi se pas përfundimit të fazës së skriningut, vendi hyn në një fazë vendimtare, ku fokusi është në zbatimin konkret të reformave dhe arritjen e rezultateve të matshme.

Sali nënvizoi gjithashtu rëndësinë e ndërtimit të besimit publik, komunikimit transparent dhe përfshirjes aktive të qytetarëve në procesin e integrimit evropian, duke theksuar se ky proces nuk është vetëm institucional, por edhe shoqëror.

Në fjalën e tij, ai përgëzoi organizatat përfituese dhe vlerësoi mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, duke theksuar se projektet e mbështetura do të kontribuojnë në një proces më gjithëpërfshirës dhe të afërt me qytetarët.

Zv/kryeministri shprehu pritshmëri që këto projekte të sjellin rezultate konkrete dhe të forcojnë besimin e qytetarëve në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit