Zv/kryeministri i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, ka njoftuar se në Bruksel ka zhvilluar takim të rëndësishëm me Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor, znj. Valentina Superti. “Në kuadër të vizitës zyrtare në Bruksel, zhvillova një takim të rëndësishëm me Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor, znj. Valentina Superti. Biseduam për progresin e Maqedonisë së Veriut në Agjendën e Reformave dhe Planin e Rritjes, me fokus te sundimi i ligjit, digjitalizimi dhe administrata publike. Jam i bindur se me bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë evropianë, Maqedonia e Veriut po ecën me hapa të sigurt drejt integrimit në Bashkimin Evropian.”, ka deklaruar zv/kryeministri i parë, Bekim Sali.



