13.8 C
Skopje
Thursday, November 6, 2025

Zv.kryeministri Fetai takoi përfaqësues nga Konferenca Ndërkombëtare e Organizatave Joqeveritare nga Këshilli i Evropës!

CINGO nga Këshilli i Evropës vlerëson bashkëpunimin e Qeverisë me shoqërinë civile

 

Konferenca е оrganizatave јoqeveritare ndërkombëtare të Këshillit të Evropës së shpejti do të përgatisë

raport për bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë dhe sektorit joqeveritar, ku do të vlerësohet bashkëpunimi

i deritanishëm dhe do të jepen rekomandime për përmirësimin e konceptit të bashkëpunimit të

ndërsjellë. Këtë paralajmërim dje e bëri kryetari i CINGO-së, Gеrhard Ermisher, në takimin me

zëvendëskryeministrin përgjegjës për politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetai.

 

Raporti do të vlerësojë mënyrën aktuale të përfshirjes së sektorit joqeveritar në procesin e vendimmarrjes së Qeverisë,

financimin e sektorit joqeveritar dhe do të identifikojë sfidat e ardhshme. Pas përgatitjes së tij, raporti

do t’i dërgohet qeverisë për mendim dhe më pas do të diskutohet në Asamblenë e Përgjithshme të

Këshillit të Evropës.

 

Në takim, Zëvendëskryeministri Fetai premtoi rivendosjen e shpejtë të dialogut me organizatat

joqeveritare pasi në mars të këtij viti në shenjë proteste ato u larguan nga Këshilli për Bashkëpunimin

midis Qeverisë dhe Shoqërisë Civile për shkak të mënyrës së shpërndarjes së mjeteve të destinuara për

financimin e sektorit joqeveritar. Fetai njoftoi mysafirët se deri në fund të vitit do të zgjidhen anëtarët e

rinj të Këshillit për Bashkëpunim midis Qeverisë dhe shoqërisë civile.

 

Ai tha se axhenda e reformave është prioriteti kryesor i qeverisë, duke vënë në pah veçanërisht luftën kundër korrupsionit, rritjen e

transparencës dhe përmirësimin e bashkëpunimit me sektorin joqeveritar.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit