-1.2 C
Skopje
Saturday, December 20, 2025

“Zot ma ruaj atë djalë” – Rrëfimi i nënës së Afrim Zhitis

Zëri i nënës është gjithmonë pasqyra më e saktë e kohës që jetojmë. Në një rrëfim të ndjerë dhe thellësisht simbolik, motra e Heroit të Popullit Afrim Zhitia sjell një bisedë të thjeshtë me Nanën, e cila shndërrohet në një dëshmi të fuqishme për besimin, shpresën dhe ndjeshmërinë që populli ndjen sot. Një rrëfim që flet më shumë se politika – flet nga zemra e nënave shqiptare.

Shkruan motra e heroit të popullit, Afrim Zhitia

Të kuptosh vendin, dëgjo edhe nënat

Sot në bisedën e zakonshme të mëngjesit me Nanën, në mes të fjalëve të zakonshme, m’tha:

“Zot ma ruaj atë djalë.”

E pyeta:“Cilin djalë, oj nanë?

Ajo:“Albinin, de.”

Pastaj vazhdoi:

“Kurr kush përpara për fmi as që i ka përmendë pret. As për gra lehona, nuk ka menue kush. Edhe penzijat i rriti. Besom, kam menue se kurr matanë Ibrit s’kemi me dalë në at Mitrovicë.”

Kishte trishtim në sytë e saj kur e përmendi Mitrovicën.

Mua m’u kujtua burgu i Mitrovicës, një stufë e madhe ku, në vitet e robërisë, digjeshin vitet e rinisë shqiptare.

Më pas tha:

“Kur po e shoh BASHKIMIN, DJALIN E ASAJ SHPIJE QË NA QITI NË DRITË, NË KRYE TË USHTRISË, zemra mal po m’bahet.”

Pasi u mendua pak, mbylli sytë, fërkoi ballin e tha, me zë të dridhur:

“Ky Albini diqysh e ka një nuri, e ka nj dije … sikur po më hjek mall.”

#MosLëshoPe❤️

Postimi marr nga faqja Mekuli Press

 

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit