14.8 C
Skopje
Sunday, November 9, 2025

ZNAM kundër negociatave të Taravarit me BDI-në! Bendevska: S’mundem të komentoj çfarë do të ndodhë me deputetët e tyre

Për daljen e Taravarit nga qeveria, nga ZNAM thonë se për ta nuk është e pranueshme ata të jenë pjesë e qeverisë dhe të bëjnë negociata me BDI. Deputetja dhe nënkryetare e Kuvendit, Vesna Bendevska nuk deshi të komentonte se çfarë do të ndodhë me deputetët e ASH, por në koordinimin e sotëm të rregullt nuk kishte asnjë përfaqësues nga radhët e tyre.

Lëvizja ZNAM për Maqedoninë tonë, disa herë doli me qëndrim, për ne nuk është e lejueshme që të jemi në të njëjtën qeveri me subjekt që bën negociata me BDI. Nuk morën pjesë në koordinimin anëtarët e ASH dhe nuk është e përgjegjshme që të pohoj se çfarë do të ndodhë me deputetët“, pohoi Vesna Bendevska, Znam.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit