Që nga ora 7:00 e mëngjesit të sotëm, janë regjistruar gjithsej 20 zjarre në ambiente të hapura në të gjithë vendin. Katër prej tyre janë aktivë, një është nën kontroll dhe 15 janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), transmeton Portalb.mk.
Zjarret aktive janë pranë fshatit Viniçe në Gazi Babë, pranë fshatit Petrovë në Gjevgjeli, pranë fshatit Nikushtak në Likovë dhe në fshatin Vrazhallë në Zelenikovë. Zona e prekur është kryesisht pyll me bimësi të ulët.
Zjarri pranë Trubarevës në Shkup është nën kontroll.
15 zjarre në sipërfaqe të hapura janë shuar, edhe atë:
Kujtojmë se zjarri në Trubarevë shpërtheu më 13 shtator në objektin e firmës “F-Grupacioni” e cila merret me mbeturina elektronike, janë përfshirë edhe dy objekte në të cilët ka pasur sasi e madhe e mbeturinave plastike. Nuk ka të lënduar në zjarr, por gjatë natës së kaluar deri në orët e pasdites, në rajonin e Trubarevës janë realizuar 13 intervenime nga Ndihma e Shpejtë, gjatë të cilave një person është transportuar në spital dhe është bërë transporti në një vendbanim tjetër i një personi të palëvizshëm.