10.8 C
Skopje
Friday, November 7, 2025

Zjarret në RMV! Në 24 orët e fundit regjistrohen 60 vatra. Lëndohen 18 persona, 6 dërgohen në spital

Gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 63 vatra zjarri në Maqedoninë e Veriut, duke e bërë vendin fqinj të rrezikuar nga zjarret në rajon.

Më shumë zjarre aktive ishin në Shkup, Kriva Pallankë dhe Dojran. Për shuarjen e tyre u angazhuan zjarrfikës, policë, ushtarë, vullnetarë dhe banorë lokalë. Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, tha se janë shtuar kontrollet policore, duke përfshirë edhe policinë civile, dhe kjo ka dhënë efekt.

Ai njoftoi se Njësia e Zjarrfikësve do të pajiset me mjete të reja, përfshirë automjetet e ushtrisë dhe policisë të adaptuara për terrene të vështira. Në 24 orët e fundit linja emergjente 112 ka pranuar mbi 4 mijë thirrje, 18 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për probleme me frymëmarrjen për shkak të tymit, ndërsa 6 janë hospitalizuar. Greqia ka dërguar dy ekipe zjarrfikësish për ndihmë në Dojran. — Alsat.mk

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit