10.8 C
Skopje
Thursday, December 4, 2025

Zjarr në Çarshinë e Vjetër të Shkupit

Një objekt në Çarshinë e Vjetër të Shkupit është përfshirë nga zjarri para pak minutash.

Nga pamjet e publikuara në rrjete sociale shihet tym i dendur dhe flakë që përhapen me shpejtësi.

Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e zjarrfikësve, të cilët po punojnë për ta vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në objektet përreth. Deri tani nuk raportohet për të lënduar.

Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë informacion në orët në vijim.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit