Shkup, 25 shtator – Konventa nacionale për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut do të jetë nikoqire e sesionit të 13-të të Grupit punues – Bujqësi dhe zhvillim rural (Kapitulli 11) në organizim të Lëvizjes evropiane. Temë e ngjarjes është “Zhvillimi rural dhe mundësitë e të rinjve për sipërmarrësi”.
Dialogu do të fokusohet në çështjet thelbësore se si të arrihet deri në arsimim dhe trajnim më ciësor, por edhe si të hapen vende adekuate pune. Në kuadër të sesionit do të prezantohen praktikat evropiane për mbështetje dhe nxitje të sipërmarrësisë, si dhe një pjesë e programeve evropiane dhe përvoja konkretisht për sipërmarrësinë rurale si katalizator për mbajtjen e të rinjve dhe përfshirjen e tyre aktive në nisma për zhvillim të rajoneve rurale.
Njëherit fjalim mbi këtë temël do të ketë edhea ambasadorja sllovake, Iveta Hricova, ndërsa në forum do të marrin pjesë ekspertë vendas dhe sllovak të bujqësisë, si dhe përfaqësues të organiztatave rinore, shoqata agrare, fermerë të rinj, komuniteti akademik, sektori civil dhe pratnerë tjerë ndërkombëtarë, të cilët pritet që përmes dialogut inkluziv të ndërtojnë ide të përbashkëta dhe rekomandime për krijimin e mjedisit më të mirë për sipërmarrësi rinore në mjediset rurale dhe përforcim i rolit të të rinjve si liderë dhe inovatorë të komuniteteve të tyre.