Olympique Marseille ka shfaqur interes për Edon Zhegrovën, i cili mund të rikthehet në elitën e futbollit francez.
Klubi francez, po planifikon ndryshime në repartin ofensiv për sezonin e ardhshëm dhe raportohet se drejtuesit e klubit nga Ligue 1 po monitorojnë disa opsione në treg, ndërsa situata e Zhegrovës mundësi reale.
“Marseille po përgatit një riorganizim në sulm dhe po ndjek nga afër zhvillimet që lidhen me lojtarët nga Serie A. Rasti i Zhegrovës është ndër më të rëndësishmit” – shkruan “Mediafoot”.
Reprezentuesi kosovar ka eksperiencë të konsiderueshme në kampionatin francez, pasi ka kaluar periudhë mjaft pozitive me Lille. Ai iu bashkua Juventusit vitin e kaluar dhe është i lidhur me klubin e Torinos me kontratë që zgjat deri në qershor 2030.
Që nga transferimi i tij në Itali, Zhegrova ka luajtur vetëm 374 minuta lojë, gjë e cila ka ngjallur dyshime për një largim të mundshëm gjatë afatit kalimtar të verës.



