32.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

Zgjohen zërat kritik brenda LSDM-së, Kuzeska: Filipçe është kryetar legjitim

LSDM-ja nuk komenton kritikat e një dite më parë të anëtarit të bordit ekzekutiv Petre Shilegov për liderin aktual Venko Filipçe dhe ish kreun e partisë Zoran Zaev. Sipas tyre, Filipçe është kryetar legjitim kurse LSDM-ja është parti demokratike.

“LSDM-ja kishte zgjedhje të brendshme legjitime në të cilat u zgjodh lider i ri edhe atë në një procedurë në të cilën morën pjesë katër kandidatë. LSDM-ja është partia me demokratike në shtet sepse është e vetmja që e zgjedh kreun e partisë në zgjedhje të drejtpërdrejta nga anëtarët e LSDM-së. Nga aty vjen legjitimiteti i kryetarit Venko Filipçe dhe prandaj ai nuk mund të kontestohet. Rreth pyetjes tuaj konkrete, nuk e kemi në plan të hymë në sulme personale dhe mbetemi të përkushtuar në parimet demokratike që respektojnë qëndrimet e ndryshme”, tha Bogdanka Kuzeska, LSDM.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit