Me 71 vota pro dhe 11 kundër, Kuvendi zgjodhi Admir Shabanin si zv/ministër të Mbrojtjes dhe Driton Sulejmanin si zv/ministër të Arsimit. Kryeministri tha se është i bindur se të dy zv/ministrat do të japin kontribut në fushën e tyre. Opozita, nga ana tjetër, me kritika, thotë se bëhet fjalë për një vendim politik, nga i cili shihet se nuk ka të bëjë me kompetencë, por me llogaritje koalicioni
“Në Ministrinë e Mbrojtjes të punojnë njerëz që do të kontribuojnë për modernizimin e mëtejshëm të sistemit të mbrojtjes, për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe për thellimin e bashkëpunimit me aleatët tanë. Jam i bindur se zoti Shabani do të japë një kontribut të rëndësishëm në atë mision. Në të njëjtën kohë, propozoj që zv/ministër në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të zgjidhet Driton Sulejmani, pasi arsimi është themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja e çdo kombi”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.
“Zv/ministrat e propozuar janë njerëz me funksione partiake, zëdhënës, por nuk kanë rezultate profesionale të vërtetuara në fushën që duhet të drejtojnë. Nuk jam e sigurt nëse e dinë se arsimi nuk është një projekt partiak, pasi kjo Qeveri e trajton pikërisht kështu, ashtu siç mbrojtja nuk është pjesë e marketingut partiak dhe as një vend ku duhet të vendosen kuadrot partiake, megjithëse ata e bëjnë këtë edhe me çmimin e cenimit të sistemit të sigurisë”, deklaroi Daniela Nikollova – LSDM.



