16.8 C
Skopje
Thursday, May 2, 2024

Zgjedhjet në Serbi, OSBE: Për momentin s’ka kushte që serbët të votojnë në Kosovë

Zgjedhjet në Serbi po afrohen, ndërsa serbët e Kosovës që kanë edhe shtetësi serbe, nuk do të mund të votojnë brenda territorit të Kosovës pa një marrëveshje paraprake ndërmjet dy vendeve.

Ditë më parë kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se kërkesa duhet të vijë direkt nga Serbia si palë e interesuar. Ndërsa, analistët thonë se është mirë të gjenden modalitete në përputhje me ligjet në Kosovë.

Edhe pse Qeveria e Serbisë ka kërkuar nga misioni i OSBE-së në Kosovë, që të përfshihet në mbledhjen e votave të banorëve të Kosovës me dy shtetësi, për zgjedhjet në Serbi, kjo nuk do të mund të realizohet nëse nuk ka një marrëveshje të veçantë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Kërkesa për një marrëveshje të tillë duhet të vijë nga Serbia, si palë e interesuar”, ka deklaruar ditë më parë kryeministri Albin Kurti, duke shtuar se “çdo kërkesë duhet të bazohet në sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës”.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit