10.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

Zgjedhjet në Himarë, reagon Meta: U përjashtuan mbi 6 mijë qytetarë nga e drejta e votës. Preteksti i skadimit të kartave të ID, krim elektoral i kryeministrit

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, me anë të një statusi në Facebook ka reaguar për zgjedhjet në Himarë.

Meta shprehet se janë përjashtuar mbi 6 mijë qytetarë nga e drejta e votës, me pretekstin se ju ka mbaruar afati. Sipas Metës, ky është krim i shëmtuar elektoral i Ramës.

Përjashtimi i qëllimshëm antikushtetues i 6157 qytetarëve të Bashkisë së Himarës nga e drejta e votimit, me preteksin e skadimit të dokumentave të identifikimit është një krim i shëmtuar elektoral i Edi Ramës në funksion të grabitjes së zgjedhjeve.

Shtimi në listat e votimit të qindra qytetarëve nga bashki të tjera, ndryshimi i programuar i qendrave të votimit, ndarja preferenciale për qëllime elektorale të titujve të pronësisë, zbarkimi i të gjithë makinerisë së narkoshtetit në Himarë, me banditë, presione, shantazhe dhe para të pista janë akte mafioze antiligjore që akuzojnë rëndë drejtpërdrejt Edi Ramën dhe SPAK që mbron krimet e tij elektorale.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit