Zgjedhjet lokale/ Sot votohet në Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë Rostushë dhe Qendër Zhupë

Në komunat Gostivar, Mavrovë–Rostushë, Vrapçishtë dhe Qendër Zhupë sot po mbahen zgjedhje të përsëritura për kryetar komune.

Votimi ka filluar  në orën 7:00 dhe vendvotimet mbyllen në orën 19:00. Votuesit në vendvotime do të identifikohen me dokumente të vlefshme personale – letërnjoftim ose pasaportë, ndërsa identiteti i tyre do të konfirmohet edhe përmes aparateve për identifikim biometrik.

Materiali zgjedhor është shpërndarë në Komisionet Komunale Zgjedhore dhe më pas u është dorëzuar Këshillave Zgjedhor nëpër vendvotime. Sipas KSHZ-së për ditën e sotme, të drejtë vote për këto katër komuna kanë gjithsej 128.286 qytetarë. Edhe atë, 82.870 qytetarë në Gostivar, 27.279 në Vrapçisht, 10.575 në Mavrovë Rostushë dhe 7.562 qytetarë në Qendër Zhupë.

Për dallim prej zgjedhjeve komunale të 19 tetorit kur sipas Kodit Zgjedhor nevojiten që së paku një e treta e listës së votuesve të dalin për të votuar që të zgjidhet kryetar, në zgjedhjet e përsëritura nuk ka census.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit