13.8 C
Skopje
Saturday, October 4, 2025

Zgjedhjet lokale/ Mexhiti: Pres fitore historike

Kandidati për kryetar të Çairit nga radhët e VLEN, Izet Mexhiti, pret fitore historike më 19 tetor. Thotë se i gjithë fokusi i zgjedhjeve është vendosur pikërisht në Çair por siç thotë, kjo nuk e pengon që të jetë në kontakte të ngushta me qytetarët dhe të realizojë premtimet që i shtron para tyre. Votën që e kërkojmë nga qytetarët duam ta materializojmë me projekte konkrete për komunën e Çairit thotë Mexhiti. Mexhiti nuk prejudikon rezultat final por këtë e lë në vullnetin e qytetarëve.

“Këtu e kërkojmë mbështetjen politike dhe këtu duam ta realizojmë këtë mbështetje politike kundër të tjerëve të cilët e shohin si trampolinë për karriera personale apo për t’u rikthyer në Qeveri. Ne votën e kërkojmë për Çairin dhe duam ta materializojmë këtë votë me projekte konkrete për Çairin. E ndjejmë energjinë që na flet se fitorja do të jetë historike dhe do të jetë e madhe. Anketa e vërtetë do të jetë më 19 tetor por sipas asaj që e shohim presim të vërtetohen anketat me një fitore historike dhe të madhe”, tha Izet Mexhiti – VLEN.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit