LSDM-ja në kuadër të fushatës zgjedhore u bën thirrje të qytetarët që t’i votojnë kandidatët e tyre në 17 komuna ku do të garojnë në rrethin e dytë më 2 nëntor. Nga partia e Venko Filipçes theksojnë që ata treguan se kanë kandidatë të shkëlqyer të cilët morën 155.000 vota. Në komunikatën e LSDM-së, thirrje për të votuar u bëhet edhe të gjithë atyre qytetarëve që kanë dhënë mbështetje për kandidatët që nuk kanë kaluar garën në rrethin e parë. Kandidatët e tyre, thonë nga LSDM, kanë programe dhe plane për realizimin e projekteve përballë kandidatëve të VMRO-së që sipas tyre kanë dëshmuar se nuk kanë realizuar asgjë nga e premtuara. /Alsat.mk