Karvani i LSDM-së ndaloi në komunën e Negotinës. Para banorëve, kandidati për numrin një të kësaj komune, Petar Mantev, tha se të gjithë përvojën dhe dijen do ta vë në shërbim të komunës dhe së bashku me këshilltarët komunal do të përkushtohen që Negotinën ta shndërrojnë në një komunë të mirë për të gjithë. Mantev premtoi se do të realizojë gjithçka që po premton.
“E di se pa vizion nuk ka përparim, prandaj Negotinën e shoh si një komunë urbane bashkëkohore me turizëm të zhvilluar, me mbështetje për të rinjtë, kujdes për më të moshuarit dhe kategoritë e prekura. Me kushte të qasshme për jetë, për të gjitha gjeneratat në Negotinë. Por, për Negotinën në 4 vitet e kaluara, gjithçka që është punuar apo nuk është punuar, ka qenë pa plan pa vizion dhe kjo e futi Negotinën në një dëshpërim, që ishte një fatkeqësi e madhe e udhëhequr nga DMPMNE”, deklaroi Petar Mantev, kandidat i LSDM-së për kryetar të Negotinës.