Zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune, do të votohet edhe në Mavrovë-Rostushë e Qendër Zhupë

Më 11 janar do të votohet për kryetar komune edhe në Komunën e Qendër Zhupës dhe atë të Mavrovës dhe Rostushës.

Garës për kryetar të Komunës Qendër Zhupë i është futur edhe kandidati i vetëm, Arijan Ibaim, i propozuar nga Partia Demokratike Turke, i cili ka premtuar projekte për përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve për jetesë për banorët e kësaj komune.

Në Komunën e Mavrovës dhe Rostushës, garës për kryetar komune i është futur kandidati i propozuar nga LSDM dhe koalicioni, Anes Ahmeti. Ai ka premtuar mbështetje për sektorin e turizmit dhe përmirësimin e infrastrukturës.

Kundërkandidat i Ahmetit në Mavrovë dhe Rostushë është Oner Jakuposki nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni, i cili është zotuar për investime infrastrukturore, mbështetje të turizmit, si dhe mbështetje të rinisë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit