Zgjedhjet e parakohshme, Ambasada amerikane: Mezi presim të punojmë me qeverinë e ardhshme

Kosova të dielën përmbylli procesin e votimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.Rreth këtij procesi dhe formimit të institucioneve të reja, janë deklaruar nga Ambasada e ShBA-së në Prishtinë.

Një zëdhënës i kësaj ambasade ka thënë se mezi presin të punojnë me qeverinë e ardhshme.“Ne mezi presim të punojmë me qeverinë e ardhshme mbi prioritetet e përbashkëta të paqes rajonale, stabilitetit dhe prosperitetit të ndërsjellë ekonomik”, deklaroi ky zëdhënës për Klankosova.
Në bazë të rezultateve preliminare të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje është renditur e para me 49.34% apo 433 mijë e 394 vota.Vendin e dytë e zë, Partia Demokratike që ka marrë 20.98% të votave apo 184 mijë e 318 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka marrë 119 mijë e 201 vota apo 13.57%.
AAK-ja ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor duke marrë 5.66% apo 49 mijë e 698 vota.Këto ishin votimet e katërta brenda vitit 2025, dy herë u votua për Kuvendin e Kosovës, ku nga zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk u arrit formimi i institucioneve të reja.

Po ashtu në zgjedhjet lokale u votua dy herë, rundin e parë dhe të balotazhit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit