Komisioni për selektim që duhet të zgjedhë drejtorin e ardhshëm të Agjencisë për Komunikime Elektronike (AKE), ka afat deri nesër të vendosë për emrin konkret në mesin e shtatë kandidatëve të cilët e kanë kaluar filtrin e parë.
Si kandidat më serioz deri pak ditë më parë, sipas burimeve jozyrtare, paraqitej Armend Destani. Ai e kishte mbështetjen politike të zv.kryeministrit Arben Fetai.
Megjithatë, gjatë ditëve të fundit, shanset janë rritur në favor të Nusret Halitit, i cili ka mbështetjen e deputetes Mimoza Musa. Sipas marrëveshje politike brenda partnerëve të qeverisë, drejtori duhet të jetë propozim i VLEN-it.



