Zëvendësministri Albrim Hoxha në teren: Rritet numri i dhenve, mbështetja për fermerët po jep rezultate

 

Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, ka zhvilluar vizita në terren për të parë nga afër gjendjen në sektorin e blegtorisë, me theks të veçantë te rritja e numrit të dhenve.

Sipas tij, politikat dhe masat mbështetëse që po zbatohen për fermerët kanë filluar të japin rezultate konkrete. Ai theksoi se rritja e numrit të krerëve është një tregues i qartë se subvencionet dhe programet shtetërore po ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e blegtorisë.

Hoxha nënvizoi se institucionet do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë fermerëve, duke i mbështetur ata përmes programeve financiare dhe projekteve zhvillimore, me qëllim rritjen e prodhimit vendas dhe forcimin e ekonomisë rurale.

Kjo qasje, sipas tij, synon jo vetëm rritjen e numrit të bagëtive, por edhe përmirësimin e kushteve të punës dhe standardeve në fermat vendor.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit