Në një atmosferë entuziaste dhe mikpritëse, Zeqirja Ibrahimi vizitoi Dibrën për të përçuar “frymën e ndryshimit” që po vjen. Ai dhe drejtuesit e koalicionit VLEN hapën shtabin zgjedhor për zgjedhjet lokale, duke theksuar rëndësinë e kandidatit të tyre, Fisnik Mela.
“Dibra ka qenë për shumë kohë e lënë pas dore dhe e keqmenaxhuar nga pushteti lokal, por kjo kohë po merr fund. Me përvojën dhe profesionalizmin e Fisnik Melës, qyteti ka mundësi të jashtëzakonshme për zhvillim dhe investime”, shkruan Ibrahimi në postimin e tij në Facebook.
Ai u shpreh se koalicioni VLEN është i vendosur ta udhëheqë Dibrën drejt një të ardhmeje më të mirë, duke e kthyer qytetin në qendër të zhvillimit dhe mundësive për banorët.
Dibra VLEN!