10.8 C
Skopje
Friday, October 10, 2025

Zemra e gruas rrah për ndryshim” – Sebaedin Dauti: Gostivari po e ndërton të ardhmen me forcen e grave

Sonte në Gostivar u ndje fuqishëm zemra e gruas! Nën praninë e shumë aktivisteve dhe mbështetësve, u hap shtabi i Forumit të Gruas të koalicionit VLEN, ngjarje që u shënua me energji, emocione dhe frymë bashkimi.

Kandidati i VLEN, Sebaedin Dauti, theksoi rëndësinë e rolit të grave në ndryshimet që po vijnë, duke vlerësuar përkushtimin dhe forcën e tyre në çdo hap të jetës.

“Gratë e Gostivarit gjithmonë kanë ditur të mbajnë familjen, të përballojnë jetën dhe të ecin me dinjitet – dhe tani janë gati ta mbajnë edhe ndryshimin në duart e tyre,” – u shpreh Dauti.

 

Me dashuri, besim dhe shpresë, Forumi i Gruas i VLEN po ecën drejt një Gostivari që VLEN për të gjithë, ku zëri dhe kontributi i gruas janë në qendër të zhvillimit dhe barazisë.

https://www.facebook.com/share/p/1CDJi6KSU9/

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit