Zv.ministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli-Shaqiri.në një intervistë për gazetën LAJM,tha se Punimet për ndërtimin e re të autostradës Tetovë-Gostivar, do të nisin për disa ditë
Nuk do të jep afate, por pak ditë, mund të them edhe javë, shumë pak, do të kemi fillimi e punimeve në rrugën Tetovë-Gostivar. Korridori tetë është një projekt strategjik që nuk është i rëndësishëm vetëm për Maqedoninë e Veriut, por për të gjitha vendet që i lidh dhe zhvillimin ekonomik dhe turistik që do ta sjell ky korridor. Punimet janë shumë intensive në këtë korridor. Inspektimet në terren bëhet nga ministri dhe nga unë, për të parë se si po rrjedhin punimet dhe për të eliminuar çdo problematikë që e zvarritë”, tha zonja Zekolli-Shqairi.