Bartësi i listës së VLEN-it për Qytetin e Shkupit, Zekerija Berisha ka shprehur mirënjohje për gjithë ata që kanë votuar në zgjedhjet lokale, duke u zotuar se besimin e dhënë do ta kthejnë në rezultate konkrete për qytetin e Shkupit.
“FITUAM!
Faleminderit Shkup!
Si bartës i listës së VLEN-it për Këshillin e Qytetit të Shkupit, ndjej mirënjohje të thellë për 27.342 votat që na dhatë besim dhe forcë.
Kjo fitore është e secilit prej jush, e njerëzve që besuan në ndryshimin e vertetë, në punë të ndershme dhe në një Shkup më të mirë.
Zotohem se këtë besim do ta kthejmë në rezultate konkrete për qytetin tonë.
Me zemër për Shkupin tonë!
*** SHËNIM: Në një vendvotim ka gabime teknike dhe kjo është ne favorin tone”, ka shkruar Berisha.