12.8 C
Skopje
Sunday, November 2, 2025

Zaev dhe Filipçe në jaht luksoz në Greqi – qytetarët në krizë, liderët në Egje!

Ndërsa qytetarët përballen me çmime të larta, paga të ulëta dhe emigrim masiv, dy figurat kryesore të ish-qeverisë – Zoran Zaev dhe Venko Filipçe – janë kapur “mat” duke shijuar jetën në një jaht luksoz në ujërat e ngrohta të Halkidikit në Greqi.

Fotografitë që kanë qarkulluar në media tregojnë Filipçen duke tërhequr ankorin e jahtit, ndërsa Zaev qëndron në prapavijë – një simbolikë që opozita nuk e ka lënë pa komentuar: “Filipçe tërheq përpara, por motorri i vërtetë është prapa – Zaev”.

Partia opozitare VMRO-DPMNE ka reaguar ashpër ndaj pushimeve luksoze të ish-funksionarëve të SDSM-së. Deputeti Mile Lefkov pyet publikisht: “Kush e ka blerë jahtin dhe me cilat para?”

Për VMRO-në, kjo është një provë e qartë e hipokrizisë dhe arrogancës politike, ku një elitë e pasur e lidhur me pushtetin e kaluar shijon luksin, ndërkohë që prokuroria mbron milionat e fituara në mënyrë të dyshimtë.

“Në Shkup, Kocevski (Prokurori i Përgjithshëm) bëhet mur për t’i mbrojtur ata, ndërsa në Greqi, ata notojnë në luks”, – thuhet në deklaratën e VMRO-së.

Ky lajm ka ngjallur zemërim në opinionin publik, duke riforcuar perceptimin për ndarjen e thellë mes elitës politike të pasur dhe popullit të zakonshëm që përballon

krizën

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit