Ish kryetarja e Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët ka komentuar mbi situatat e krijuara pas përçarjes së kësaj partie në një postim në rrjetet sociale:
Postimi i plotë:
Politika me spine, mashtrime dhe shtrembërim të fakteve nuk ju shpëton më!
E bëtë zgjedhjen, me njërën dorë përqafuat BDI-në, me tjetrën bëtë pazare nën tavolinë.
Por kjo lojë nuk ju zgjati sepse shqiptarët nuk kanë tru peshku siç mendoni ju.
Ata mbajnë mend shumë mirë kush i tradhtoi, kush u përul dhe kush po përpiqet të mbijetojë politikisht me shpifje e viktimizime.
Shtireni sikur sikur nuk kuptoni, por të gjithë e dinë se 107 mijë votat të ngriten dhe po ato do të të rrëzojnë. Sepse ato vota kërkojnë përfaqësim, jo zhgënjim. Ato vota ishin anti-BDI, dhe jo pro saj.
Ajo që të dhemb më shumë se gjithçka tjetër është se nuk ke më karta në dorë.
Për ju nuk ka më TETOR.
Dhe mbi të gjitha tani as Aliu nuk ju do!
Tregoni tani – A i’ua dhanë gjashtë komunat, apo ju lanë me gishta në gojë?





