14.8 C
Skopje
Thursday, October 23, 2025

Xhensila Myrtezaj merr vëmendjen me veprimin në projektin e ri të Ledri Vulës

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka reaguar menjëherë pas publikimit të projektit të ri muzikor të Ledri Vulës, duke tërhequr vëmendjen e publikut, i cili prej kohësh spekulon për një lidhje mes tyre.

Dy artistët janë përfolur prej disa muajsh për një lidhje më të afërt sesa ajo profesionale, sidomos pas bashkëpunimit të tyre të suksesshëm “Ma Kthe”, ku kimia mes tyre u cilësua si shumë e dukshme.

Xhensila Myrtezaj ndau në Instagram Story një fragment nga videoklipi i reperit, duke shkruar “Amazing” dhe duke e shoqëruar mesazhin me një emoji zjarri, duke treguar kështu mbështetjen e saj maksimale.

Image

Xhensila Myrtezaj ndau në Instagram Story një fragment nga videoklipi i reperit.

Megjithatë, mbështetja e tyre reciproke shihet edhe si një shenjë e bashkëpunimit të ngushtë, pasi Ledri dhe Xhensila janë pjesë e së njëjtës shtëpi muzikore dhe menaxhimi.

Edhe pse spekulimet për një romancë mes tyre janë ushqyer vazhdimisht nga mediat rozë dhe rrjetet sociale, asnjëri prej artistëve nuk ka konfirmuar ndonjëherë një lidhje romantike, duke e lënë fokusin tek puna dhe muzika.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit