Xhamia e Pashës në Tetovë: Janë prerë kabllot e zërimit të xhamisë nga persona të panjohur

Xhamia e Pashës në Tetovë njofton se janë prerë kabllat e zërimit të xhamisë nga persona të panjohur.

 

“Kabllat e zërimit në Xhamin e Pashës janë prerë me gërshërë nga një person i panjohur duke bërë që zërimi jashtë mos të dëgjohet gjatë faljes së bajramit. Ky është një veprim i papranueshëm dhe duhet dënuar ashpër.

 

Ju lutemi, nëse dikush ka informacion ose ka vërejtur diçka të dyshimtë në zonë, ta ndajë me përgjegjësit përkatës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit