12.8 C
Skopje
Friday, November 7, 2025

Xhaka e Gjimshiti pjesë e formacionit të vitit në Evropa League

Të mërkurën ka përfunduar sezoni në garën e dytë më të madhe evropiane të futbollit, Europa League.

Ishte skuadra italiane, Atalanta e cila u kurorëzua me titullin e kampionit, pasi në finale e mposhti Bayer Leverkueseni, me rezultat 3-0.

UEFA sot ka publikuar formacionin e sezonit të Ligës së Evropës, ku Berat Gjimshti dhe Granit Xhaka janë pjesë e formacionit.

Formacioni dominohet nga futbollistët e Atalantas dhe Leverkusenit me nga katër, dy futbollistë nga skuadra e Romës dhe një nga Marseille.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit