10.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

Vrasja në Bibaj të Ferizajt, suspendohet shefi i ndërrimit të Policisë

Shefi i ndërrimit të policisë në Ferizaj është suspenduar pas vrasjes së mbrëmshme që ndodhi në fshatin Bibaj, nga një zyrtar policor.

Lajmin për Gazeten Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Qazim Reka.

“Po, është suspenduar për menaxhim jo të mirë, por jo për rastin. Pra, është suspenduar në lidhje me keqmenaxhim të ndërrimit. Polici i tij është ai që e ka bërë vrasjen”, tha Reka.

Dje në parkingun e një salle dasmash ka ndodhur një vrasje, ku për këtë rast janë arrestuar dy persona, një nga ta zyrtar policor.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit