Rasti i vrasjes së dyfishtë në Finikounda të Greqisë po hyn në fazën kryesore të marrjes në pyetje, pas arrestimit të dy të akuzuarve në mesjavë.
Hetuesi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Kalamatës po vazhdon me metodikë mbledhjen e deklaratave të dëshmitarëve, duke kërkuar të hedhë dritë mbi një rast që ka shkaktuar tronditje në Mesinia, të vrasjes së pronarit grek të kampingut dhe kujdestarit të tij shqiptar, të cilit i kishte lënë gati gjysmën e pasurisë.
Ai është punëdhënësi i 22-vjeçarit të rrëfyer si bashkëpunëtor dhe sipas ERT, ai dëshmoi për katër orë para hetuesit, nga ora 13:00 deri në orën 17:00.
Sipas informacioneve, e reja ( e dashura e nipit të viktimës), e kishte kontaktuar atë në telefon disa minuta pas vrasjes së dyfishtë, gjë që e bën atë një dëshmitar kyç për zhvillimin e çështjes. Autoritetet hetimore dhe policore po vazhdojnë gjithashtu hetimet e tyre për të përcaktuar rrugën e 22-vjeçarit pas vrasjes. Ai pretendon se është arratisur duke notuar deri në Kalamata, por lë të paqarta shumë aspekte të arratisjes së tij.
Me interes të veçantë është hetimi për një makinë të bardhë, e cila dyshohet se është parë në zonë në kohën e krimit. Policia po shqyrton nëse ky është i njëjti automjet që u regjistrua më 7 shtator, kur u krye një tentativë vrasjeje kundër pronarit 68-vjeçar të kampingut – një incident për të cilin 22-vjeçari që u dorëzua në GADA të martën e kaluar, kishte marrë tashmë përgjegjësinë, pasi tha se po përpiqej ta zhvaste viktimën për një abuzim seksual që i kishte bërë vite më parë, informon “Protothema”.
Nesër, të dielën, pritet të japin deklaratat e tyre dy të pandehurit, i dyshuari si killer, një greko-britanik dhe i riu që pretendon abuzimin, të cilët po mbahen në qeli të ndara në Departamentin e Policisë së Mesinisë.
Dy të rinjtë akuzojnë njëri-tjetrin se kush hyri në kamping natën e 5 tetorit, me 22-vjeçarin që është identifikuar nga nipi i viktimës, i vetmi dëshmitar okular i vrasjes. Sipas tij, autori mbante flokë të shkurtra bjond dhe qëlloi 5 herë. Ai mundi të shpëtonte, por kujdestari shqiptar që ndodhej pas tij në vrap e sipër për t’u arratisur nga plumbat, nuk mbijetoi dot.
Nipi tha se i tronditur i kërkoi të dashurës të telefononte punëdhënësin e 22-vjeçarit që pretendonte abuzimin seksual nga xhaxhai i tij, por pa shpjeguar përse pikërisht atë.
Mbesa e viktimës tha se xhaxhai kishte shumë pasuri, deri në 30 mln euro dhe pjesën më të madhe ia kishte lënë trashëgimi shqiptarit. Ajo rrëfeu edhe konfliktet me nipin që mbijetoi, teksa ngjarja është ende nën hetim.